Gjykata braziliane bllokon milionat e Neymarit

PUBLIKUAR

Një gjykatë në Brazil ka ngrirë asetet prej 33.1 milionë funte të Neymarit, për shkak të mos deklarimit të taksave.

Gjykata federale e Sao Paulo ka ngrirë asetet për shkak se lojtari nuk deklaruar saktë të ardhurat nga viti 2011 deri në vitin 2013 para se ai të kaloj në La Liga.

Gjyqtari Carlos Muta, pohon se Neymar është përgjegjës vetëm për deklaratën e tij për të ardhurat pasi lojtari ka deklaruar pasuri në vlerë prej 3.2 milionë funte shumë më e vogël prej së është në të vërtet.

Një urdhër gjyqësor ka shpjeguar konfiskimin e aseteve të Neymar duke treguar se sasia e ngrirë ishte shumë më tepër se shumën e pretenduar.

Kjo është bërë për të shmangur dhe për të mbuluar interesat dhe gjobat e mundshme, por dhe për qëllime të sigurisë.

Asetet ngrira, përfshirë pronën dhe automjetet, i përkasin Neymar si individ dhe tre kompanive që ai është pronar kryesor së bashku me babain e tij.

Ngrirja e këtyre aseteve nuk do të pengojë Neymarin që të futet në llogaritë bankare dhe pasuritë e tjera. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...