Bebe Rexha e tmerruar, nuk e di nëse do ta përballojë rrugën për në Shqipëri

PUBLIKUAR

Bebe Rexhën nuk po e ndal as moti i vështirë e as turbulencat, për të bërë vizitën një ditore në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri së bashku me të atin.

Bebe së bashku me fansat e saj ka mbledhur gati 100 mijë dollarë ndërsa vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë.

Këngëtarja ka postuar disa video në Instagram ku tregon se do të ndërtojë një ose dy shtëpi për të prekurit nga tërmeti dhe do të sigurohet që paratë të shkojnë në duar të sigurta.

Por nëpërmjet një InstaStory Bebe tregon se ka përjetuar turbulencën më të keqe në shumë kohë.

“Turbulenca më e keqe që kam përjetuar prej shumë kohësh. O Zot nuk e di edhe sa mund të përballoj“, shkruan Bebe.

Bebe ka menduar edhe për fëmijët e vegjël duke mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira për ta që t’i gëzojë në këto ditë që nuk kanë qenë aspak të lehta.

Gazeta Express@gazetaexpress

.@BebeRexha niset per Shqiperi me bagazh plot me çokollata 🥰🥰 Fondacioni i Bebes ‘Help ’ https://www.gofundme.com/f/after-the-earthquake-help-albania?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cp+share-sheet …

Embedded video

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...