Zotohet Edon Zhegrova: Unë mund të ofroj shumë më shumë se kaq

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova është zotuar se do të bëjë shumë më shumë në të ardhmen, pas një paraqitjeje të shkëlqyer duke shënuar një gol dhe një asist në fitoren e Baselit 3:0 kundër Young Boys të dielën në Superligën e Zvicrës.

Në vetëm paraqitjen e tij të katërt si titullar deri tani këtë sezon në të gjitha garat për Baselin, anësori i Kombëtares së Kosovës Zhegrova u përcoll me duartrokitje të pandërprera nga tifozët e vet kur u zëvendësua në minutën e 76-të, raporton Gazeta Express.

Asisti i bukur për golin hapës të Baselit dhe më pas goli i tretë i shënuar në stilit të Leo Messit, i cili e fundosi liderin e ligës, si dhe driblimet spektakolare, ishin të mjaftueshme për Zhegrovën të shpallej lojtari i ndeshjes më të madhe në ligën elitare zvicerane.

20-vjeçarit i mbaron marrëveshja e huazimit në Basel nga Genku në fund të këtij sezoni. Por ai dëshiron të vazhdojë me Baselin.

“Unë përpiqem t’i shfaq aftësitë e mia dhe t’i ofroj diçka publikut”, tha Zhegrova.

Ai më pas premtoi: “Unë mund të tregoj edhe më shumë”.

Pas ndeshjes, kosovari e shfaqi tërbimin që e kishte ndier si pasojë e refuzimit të Rusisë për ta lënë të futet në vend me pasaportë kosovare për ndeshjen e Baselit kundër Krasnodar.

“Kam dashur të luaj, por nuk munda”, tha Zhegrova. I pyetur përse nuk kishte aplikuar për vizë, ai shtoi: “Nuk kam dashur. Ata e dinë gjendjen”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...