Guardiola paralajmëron Liverpoolin: City nuk dorëzohet kurrë

PUBLIKUAR

Pep Guardiola insiston se lojtarët e Manchester Cityt nuk janë duke vuajtur nga mungesa e vetëbesimit apo e përpjekjeve edhe pse gjasat për mbrojtjen e titullit në Premierligë vazhdojnë të bien, transmeton zeri.info

Manchester City barazoi 2:2 të shtunën ndaj Neëcastle Unitedit, duke mbetur në pozitën e tretë në tabelë me 11 pikë prapa liderit Liverpool pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Ekipi i Jurgen Kloppit ka lëshuar vetëm dy pikë deri më tani këtë edicion, duke stabilizuar pozitën e tyre dominuese, por Guardiola refuzon të dorëzohet, derisa ndeshjen e radhës në Premierligë e zhvillon të martën në udhëtim te Burnley.

“Unë sinqerisht mendoj se duhet të shihni se si lojtarët vrapuan, se si ata luftuan, se si u munduan të bëjnë diçka, gjuha e trupit”, ka deklaruar Guardiola.

“Ne kurrë nuk heqim dorë. Ekipi është gjithmonë aty. Kjo është ndjesia ime. Ju e analizoni rezultatin 2:2. Sigurisht nuk është i mirë për ne, është i mirë për Newcastlen”, shtoi ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Barcelonës./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...