Valverde: Messi, është gjithmonë një përparësi në ndeshjet e vështira

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se Lionel Messi është gjithmonë një përparësi e madhe në ndeshjet e vështira, pasi argjentinasi e shënoi golin e fitores së Barçës kundër Atletico Madridit.

Messi realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 86-të, duke i ndihmuar Barçës ta mundë 1:0 Atleticon dhe të rikthehet në krye të La Ligës të dielën, transmeton Gazeta Express.

Katalonasit ishin larg formës më të mirë kundër Atleticos në Wanda Metropolitano, por një moment magjie nga Messi bëri që ata ta kalojnë përsëri Real Madridin në vendin e parë në ligë.

I pyetur pas ndeshjes për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Messin, Valverde tha: “Në ndeshje që janë të barabarta dhe të vështira, është gjithmonë përparësi e madhe ta kesh Messin në ekip”.

“Ne vuajtëm në fillim por i morëm tri pikët. Tani nuk kemi përse të mendojmë për gjërat e këqija”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...