Milani e cakton datën e prezantimit të Ibrahimovicit

PUBLIKUAR

Milani shpreson se do ta prezantojë Zlatan Ibrahimovicin si lojtar të ri pikërisht në 120 vjetorin e klubit më 15 dhjetor, edhe pse nuk ka ndonjë zhvillim të ri rreth kontratës së tij.

Klubi kuqezi ia ka bërë ofertë Ibrahimovicit, i cili është lojtar i lirë, duke shpresuar se suedezi do ta zgjedhë ndjesinë para parasë dhe do të pranojë të kthehet në San Siro, transmeton Gazeta Express.

38-vjeçari është lojtari i lirë pasi kontrata e tij me klubin nga MLS-ja, LA Galaxy, i skadoi këtë muaj.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, drejtuesit e Milanit shpresojnë se Ibra do t’u japë përgjigje me kohë, në mënyrë që ata ta prezantojnë atë si lojtar kuqezi më 15 dhjetor.

Kjo do t’ia mundësonte atij të ftohej si mysafir nderi në ahengun e festimit të 120 vjetorit të klubit.

Raportohet se Ibrahimovicit i është ofruar kontratë 18-mujore, e cila mund ta ketë një klauzolë lirimi që e lejon atë të largohet nga klubi në fund të sezonit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...