Legjenda e Liverpoolit, Gerrard: Messi s’e meriton Topin e Artë

PUBLIKUAR

Steven Gerrard beson se Lionel Messi nuk e meriton Topin e Artë 2019, pasi për të zgjedhja e duhur për trofeun e këtij viti është mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Legjenda e Liverpoolit, tani trajner i Rangers, Gerrard foli me shumë dashuri për Messin, por ndien se mbrojtësi holandez ka pasur një vit më të mirë se argjentinasi, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam adhuruesi numër një i Messit, sigurisht. E dua si lojtar. Golat dhe asistet që dhuron ai janë të jashtëzakonshme”, tha Gerrard.

“Por, nëse flasim për vazhdimësinë që një lojtar shfaq gjatë një viti, i cili e fiton kupën evropiane dhe është i pagabueshëm në çdo ndeshje, atëherë ky lojtar e meriton Topin e Artë”, tha ai për William Hill.

Fituesi i Topit të Artë do të shpallet nesër, më 2 dhjetor, në Paris. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...