Liverpooli ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në ndeshjen që po e zhvillon me Brightonin në ‘Anfield’ dhe madje ka pranuar gol.
Në minutën e 76-të, portieri Alisson Becker doli jashtë zonës së tij për të prekur topin me dorë, cka e detyroi Atkinsonin ta ndëshkojë direkt me të kuq, raporton Gazeta Express.
Përveç që mbeti me një lojtar më pak, Liverpool pranoi gol nga vendi ku Alisson kishte prekur topin me dorë. Lewis Dunk i gjeti të hutuar portierin e sapo të inkuadruar të Liverpoolit, duke shënuar për 2-1, për ta bërë sfidën edhe më dramatike.


