Reali e shpërblen Valverden

PUBLIKUAR

Valverde do të rinovojë kontratën me Realin deri më 2025

Federico Valverde do të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2025, në të cilën do të përfshihet edhe një klauzolë për lirim në vlerë 750 milionë euro, bën të ditur gazeta “Marca”.

Uruguaiani 21-vjeçar ka impresionuar te Real Madridi këtë stinor, duke u bërë lojtar titullar në formacionin e Zinedine Zidane. Ai te skuadra madrilene u transferua në verën e vitit 2016 nga Penaroli për pesë milionë euro.

Por, kaloi fillimisht një periudhë te skuadra B e Realit e më pas edhe u huazua një stinor te Deportivo La Coruna.

Këtë edicion ai ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar dy të tjerë. Kontrata aktuale i skadon Valverdes në verën e vitit 2021. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...