“Morata i gatshëm, jemi në krizë të rezultateve”

PUBLIKUAR

Juventusi e ka nisur shumë keq kampionatin italian duke marrë vetëm pesë pikë nga pesë ndeshje.

Në konferencë për shtyp trajneri italian i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se nuk janë në krizë të lojës, por vetëm të rezultateve.

“Jemi vetëm në krizë të rezultateve, por jo në krizë të lojës”.

Tutje trajneri shtoi se pas pauzës së kombëtareve, skuadra e tij do të jetë e plot.

“Alvaro Morata është i gatshëm të luajë kundër Napolit. Martin Caceres do të kthehet të mërkurën, ndërsa Sami Khedira do të fillojë të stërvitë i plot më skuadrën nga e diela. Claudio Marchisio do të kthehet pas pushimit”, ka thënë Allegri.

Juventusi brenda një jave do të luaj tri ndeshje të rëndësishme, kundër Napolit, Sevillas dhe Bolognas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...