Paul Pogba: Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë

PUBLIKUAR

Mesfushori i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka shprehur solidaritetin me viktimat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri, duke bërë thirrje për t’u lutur për popullin shqiptar.

30 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte, raporton Gazeta Express.

Klube të mëdha italiane dhe futbollistë të ndryshëm të famshëm janë lutur për viktimat e kësaj fatkeqësie tragjike dhe kanë shprehur solidaritet me gjithë popullin shqiptar që nga dita e martë.

Në mesin e tyre dhe njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në botë tani, fituesi i Kupës së Botës 2018 me Francën, Pogba.

26-vjeçari ka shkruar në Twitter: “Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë”, në një postim që përmban edhe një fotografi me flamurin shqiptar. /Gazeta Express/

Paul Pogba

✔@paulpogba

Pray for the World 🌎

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...