Mblidhen 1 milion dollarë në fondacionin që u ndihmua edhe nga Mozzik

PUBLIKUAR

Mozzik dhe fondacioni i hapur nga ‘Fundjavë ndryshe’ në ‘GoFundMe’ kanë arritur që të mbledhin 1 milion dollarë brenda një dite për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Janë mbledhur 1 milion dollarë nga fondacion i hapur për të mbledhur të holla për njerëzit në Shqipëri të cilët u prekën nga tërmetet dhe që humbën familjarë dhe shtëpitë e tyre.

Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive.

E deri tani, prej dje kur është hapur fondacioni nga organizata bamirëse ‘Fundjavë Ndryshe‘, me ndihmë të reperit Mozzik, ka arritur që të mbledhë një shumë prej 1 milion dollarë deri tash, shkruan Gazeta Express.

Shumë shqiptarë janë bërë bashkë për t’i dalë në ndihmë banorëve të rrethinave të prekura, ndërsa të gjitha këto para që janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen, do të shkojnë pikërisht për ta./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...