Menaxheri i futbollistit ka konfirmuar se qendërmbrojtësi anglez mund të qëndrojë më gjatë në Itali. Ai është i huazuar për një vit nga Manchester Unitedi
Chris Smalling mund të mbetet në Romë për një kohë të gjatë, shkruan Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi anglez është i huazuar në klubin italian për një vit, por paraqitjet e tij mbresëlënëse e kanë bindur ekipin “Giallorossi”.
Për këtë, menaxheri i futbollistit ka zbuluar se tashmë kanë nisur negociatat në mes tij dhe drejtuesve të Romës.
Ideja është që futbollisti i Manchester Unitedit ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin italian.
“Djajtë e Kuq” i kërkojnë 18 milionë euro për ta liruar 30 vjeçarin.
Interesim për Smallingun kanë shfaqur edhe dy gjigantët tjerë italianë, Juventusi dhe Interi. /Gazeta Express/


