Neymari pritet të mungojë në formacionin e parë të Paris Saint-Germainit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, që do të zhvillohet të martën, pasi që Thomas Tuchel ka vendosur ta lërë brazilianin në stol.
Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, raporton se Paris Saint-Germaini nuk dëshiron ta rrezikojë gjendjen fizike të brazilianit dhe për këtë arsye ai do të mbetet në stol, pasi u kthye nga një lëndim në ndeshjen e së premtes kundër Lille, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Neymari nuk ishte në formën më të mirë të mundshme gjatë ndeshjes dhe Tuchel i propozoi 27-vjeçarit të inkuadrohet lehtësisht në skenën evropiane, në këtë sezon që e ka nisur me shumë lëndime.
Ky vendim bën që kampioni i Ligue 1 ta mbajë skemën 4-3-3, të cilën e kanë përdorur gjatë kohës së fundit. Tuchel ka vendosur të luajë me Mauro Icardin, Angel di Marian dhe Kylian Mpabben, përkundër kërkesave që të luajë me katër sulmues.
Formacioni i mundshëm i PSG-së për ndeshjen kundër Real Madridit: Navas; Meunier, Silva, Kimpembe, Bernat; Gueye, Marquinhos, Verratti; Di Maria, Icardi, Mbappe.
Përderisa Neymari nuk besohet se do të jetë titullar, ai pritet të inkuadrohet në lojë dikur gjatë pjesës së dytë.
Braziliani kishte qenë i përfolur për një transferim në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo ai e bëri të qartë se preferenca e tij ishte të kthehej në Barcelonë. /Gazeta Express/


