Shumë artistë dhe fytyra të njohur publike po bëjnë kontributin etyre për t’i dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Shqipërinë, kurse epiqendra ishte qyteti i Durrësit.
I madh ka qenë dhe solidariteti nga artistët me popullin shqiptar, e në mesin e tyre ka reaguar edhe Tayna.
Ajo ka kujtuar kohën e luftës kur shqiptarët strehuan popullin e Kosovës, e ndërsa sot të njëjtën po e bënë populli kosovar për ta.
“E mira nuk harrohet kurrë! Shqipëri, ata të cilët dikur i strehove, sot po të ofrojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri”, shkruan në një nga postimet që ka bërë Tayna.



