Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet festive në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen në kuadër të shënimit të 28 nëntorit, njofton komuna.

“E bashkëndjejmë dhembjen me qytetarët shqiptarë që humbën jetën nga pasojat e termetit. Me këtë rast shprehim ngushllime familjeve me kurajon e perballimit të kësaj humbje, e të kesaj situate.
Në keto rrethana në emër të Komunës së Lipjanit, dhe në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas shprehim ngushllime gjithë familjeve që humben më të dashurit e tyre”, tha Kryetari Imri Ahmeti.

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...