Revista prestigjioze franceze, France Football, shkruan sot se Lionel Messi i ka treguar Neymarit se kur do të largohet nga Barcelona dhe i ka kërkuar atij që të kthehet në Spanjë në mënyrë që ta fitojmë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Neymari kishte qenë afër kthimit në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, përkundër që para dy vjetësh u transferua në Paris Saint-Germain për 222 milionë. Në fund, ky transferim, të cilin thuhet se e kërkoi Messi, dështoi, transmeton Gazeta Express.
Biseda mes Messit dhe Neymarit supozohet të ketë ndodhur pas eliminimit të Barcelonës kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, pas së cilës Messi i kërkoi Neymari të largohet nga PSG-ja dhe të kthehet në Camp Nou verën e kaluar.
“Vetëm bashkë mund ta fitojmë trofeun e Ligës së Kampionëve. Dua që ti të kthehesh. Brenda dy vjetëve, unë do të largohem dhe ti do të jesh i vetëm, do ta marrësh vendin tim”, thuhet se i kishte thënë Messi brazilianit.
Kur Neymari u largua nga Barcelona në PSG për një shumë rekorde në verën e vitit 2017, mediat spanjolle pretendonin se 27-vjeçari ishte larguar sepse ai dëshironte të mos ishte më nën hijen e Messit.
Gjatë verës, Neymari u pendua për këtë vendim dhe tentoi ta sigurojë në kthim në Barcelonës, ndërsa France Football raporton se edhe Kylian Mbappe e edhe Marco Verratti e lutën sulmuesin brazilian të mos largohet.
Neymari raportohet se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon, dhe edhe pse ai pritet të qëndrojë në kryeqytetin francez të paktën deri në fund të sezonit, negociatat për në kthim të mundshëm në Barcelonë mund të rihapen verën e ardhshme.
Përkundër që nuk është raportuar se a synon Messi të pensionohet apo ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër, mediumi francez pretendon se tifozët e Barcelonës i kanë më pak se dy vjet të mbetura për t’i shijuar paraqitjet e Messit në Camp Nou. /Gazeta Express/


