Edhe zyrtarisht dënohet Xhaka

PUBLIKUAR

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Zvicrës ka dënuar reprezentuesin shqiptar, Taulant Xhaka.

Mesfushori i Baselit u pezullua me katër ndeshje moslojë për shkak se goditi me shuplakë një futbollist të Young Boys pas përfundimit të ndeshjes.

Në fakt, Xhaka është dënuar me pesë ndeshje pasi ai paraprakisht kishte edhe një karton të verdhë.

Klubi i Baselit ka të drejtë apeli brenda pesë ditëve, por vështirë që mesfushorit shqiptar mund t;i zbutet dënimi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...