Tuchel nuk mund të zgjedhë në mes të Neymar dhe Mbappe
Nuk ka asnjë dyshim se Neymar Junior dhe Kylian Mbappe janë dy lojtarë të klasit botëror dhe për këdo është e vështirë për të zgjedhur.
E njëjta pyetje i është bërë trajnerit të Paris Saint Germain, Thomas Tuchel.
Megjthëse ai mund të ketë një preferencë, duket se nuk guxon të flasë pasi në të kundërtën, do t’i thoshte lamtumirë kampionëve të Francës.
“Të zgjedh mes Mbappe e Neymar? Mund të shkoj në hotel, të marr gjërat e mia dhe të largohem”, tha Tuchell në konferencë për media në ‘Santiago Bernabeu’, aty ku nesër mbrëma, nga ora 21:00, skuadra e tij do të ketë punë me Real Madridin. /Gazeta Express/


