Munishi flet për rivalët e Ballkanit në Superligë dhe zbulon se çfarë i premtoi presidentit të klubit

PUBLIKUAR

Ballkani i Munishit është befasia më e këndshme e Superligës së Kosovës këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë me 34 pikë pas 16 ndeshjeve.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishit, i ftuari në emisionin ‘Rock n’Roll Football’ në TV Zëri, ka folur për tema të ndryshme.

Nuk kishte se si të mos flasë edhe për ecurinë mbresëlënëse në IPKO Superligë.

Pas 16 ndeshjeve, Ballkani ka grumbulluar 34 pikë dhe është një ndër kandidatët më serioz për titull. Sipas Munishit, Ballkani do të rivalizohet për titull nga disa skuadra…

“Qëllimi ynë fillimisht ka qenë që të futemi në garë me Prishtinën, Dritën, Gjilanin, Feronikelin dhe Llapin”, ka thënë Munishi, duke shtuar: “Por, edhe tani që jemi në vendin e parë, nuk e kemi presionin e titullit”.

“Gjilani ka një skuadër të mirë dhe individë cilësor këtë edicion. Edhe Prishtina e ka angazhuar një skuadër të mirë dhe me ardhjen e Armend Dallkut, janë këndellur. Feronikeli ka mbetur paksa mbrapa, megjithatë aty është edhe Llapi në garë.

“Çelësi i suksesit është puna e palodhshme e futbollistëve dhe puna unike e njerëzve në klub. Unë i kam thënë presidentit Arsim Kabashi se i kemi gjasat 1 përqind për titull dhe ne vazhdojmë me ëndërru”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...