Portieri shënon nga pota në portë – gol i bukur që e mbylli ndeshjen

PUBLIKUAR

Portieri i Chivas, Tono Rodriguez, ka shënuar gol nga porta në portë në ndeshjen që skuadra e tij e ka fituar 3-1.

Portieri meksikan, Rodriguez, e ka shënuar golin e parë në karrierë dhe po krahasohet me atë që e kishte shënuar Asmir Begovic para disa viteve në Ligën Premier.

Në ndeshjen e Liga MX ndaj Veracruz, Chivas ishte duke fituar 2-1, kur portieri gjuajti nga porta e tij.

Ishte nje goditje këndi për mysafirët, ku portieri Rodriguez e kapi topin, dhe me shpejtësi gjuajti, pasi portieri i mysafirëve kishte ardhur në sulm për të rrezikuar.

Embedded video

Goli i tij e mbylli ndeshjen që ishte e hapur deri në ato momente.

Rodriguez është pjesë e skuadrës së parë të Chivas nga vitit 2012 dhe ka pranuar 21 gola këtë sezon në 13 ndeshje.

Klubi meksikan aktualisht është i 10-ti në Liga MX Apertura me 25 pikë në 18 ndeshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...