Gabigol në radar të Newcastlet

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian shpërtheu së fundmi me dy golat e shënuar në finale të Copa Libertadores

Gabriel Barbosa është bërë sensacioni më i fundit i futbollit botëror, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti brazilian realizoi dy gola në fund të takimit për t’ia siguruar Flamengos trofeun e Copa Libertadores pas fitores 2:1 ndaj River Plates.

Dhe, mediat e huaja shkruajnë se interesim për Gabigol ka shfaqur Newcastle.

Futbollisti i kishte dy eksperienca dëshpëruese tek Interi dhe Benfica, por u ringrit në atdhe për ta fituar trofeun më të madh të Amerikës së Jugut.

Tash, sulmuesi i rrezikshëm është i gatshëm për një tjetër eksperiencë evropiane dhe Premierliga mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, shkruan The Chronicle. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...