PSG i hap bisedimet për kontratë të re me Mbappen

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez ndërkohë pëlqehet nga Real Madridi dhe spekulohet se në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Parisi

Paris Saint-Germaini i ka hapur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Kylian Mbappe.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”, përcjell Gazeta Express.

Kampioni i botës me Francën kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin francez kur kishte zbarkuar nga Monaco në vitin 2017.

Mirëpo, gjiganti i Ligue 1 është i vendosur ta bindë futbollistin ta nënshkruajë një kontratë të re afatgjate.

Ndërkohë, flitet se Mbappe mund të largohet nga Parisi verën e ardhshme.

Interesim serioz për të ka shfaqur Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...