Guardiola e paralajmëron Liverpoolin: S’heqim dorë nga titulli

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka këmbëngulur se skuadra e tij, Manchester City, e ka dëshmuar se kurrë nuk do të dorëzohet me të si trajner, në një betejë të vështirë për titull në Premierligë kundër Liverpoolit që prin me nëntë pikë më shumë.

City, i cili ngel një pikë prapa Leicester City po ashtu, e mposhti Chelsean 2:1 të shtunën për të kaluar në pozitën e tretë, derisa Liverpooli e vazhdoi ecurinë e përkryer pa humbje këtë sezon, falë një goli të vonshëm për ta mposhtur Crystal Palace 2:1, transmeton Gazeta Express.

Guardiola këmbëngul se skuadra e tij nuk do ta humbasë besimin, veçanërisht pasi u bë klubi i parë pas një dekade që e mbron titullin në Premierligë sezonin e kaluar, edhe pse në një periudhe të caktuar kishte ngelur shtatë pikë prapa Liverpoolit.

“Presioni i vetëm që e kemi është nëse do ta humbasim Premierligën. Nuk është hera e parë në historinë 125-vjeçare të Man City që mund ta humbasë Premierligë”, tha Guardiola.

“Sezonin e kaluar nuk u dorëzuam, prandaj dhe e fituam përsëri. Mbase do të humbasim, ama ky ekip nuk dorëzohet kurrë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...