Bale pritet me fishkëllima të shumta nga tifozët e Real Madridit

PUBLIKUAR

Emri i Gareth Bale u fishkëllye vazhdimisht para dhe pasi u fut në lojë si zëvendësues në fitoren e Real Madridit 3:1 kundër Real Sociedadit.

Sulmuesi uellsian hyri në lojë në fund të takimit, por nën tingullin e fishkëllimave të tifozëve të vet, pas talljes që ia bëri klubit gjatë një ndeshjeje me Kombëtaren e vet në mesjavë, transmeton Gazeta Express.

Bale, megjithatë, e ruajti qetësinë dhe asistoi te goli i tretë i Real Madridit, i shënuar nga Luka Modric, duke i ndihmuar Los Blancos të fitojnë dhe të barazohen me pikë me Barcelonën në krye të La Ligës.

Ai e festoi kualifikimin e Uellsit në Kampionatin Evropian të vitit 2020 me një flamur tallës ndaj Real Madridit.

30-vjeçari pozoi para një flamuri që thoshte: “Uellsi. Golfi. Real Madridi. Sipas kësaj renditjeje.”

Bale ishte në qendër të vëmendjes edhe para ndeshjeve të Kombëtareve, pasi vendosi të luajë për Uellsin, edhe pse për Real Madridin nuk e kishte luajtur asnjë ndeshje për shkak të një lëndimi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...