Suarez thotë se është i lumtur në Barça, por s’e përjashton mundësinë e transferimit në MLS

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Barcelonës janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin ideal të tij, por Luis Suarez e sheh ende veten për një kohë të gjatë te skuadra blaugrana.

Sulmuesi uruguaiani, i cili pas pak muajsh do të mbushë 33-vjeç në një intervistë u shpreh se ndihet i lumtur te Barcelona dhe se dëshiron të qëndrojë ende edhe për disa kohë.

“Këtu ndihem shumë i lumtur pasi të gjithë më duan. Kam një kontratë deri në vitin 2021, me opsion rinovimi deri në 2022-in. Ndihem komod pasi në klub me vlerësojnë shumë. Jam në skuadrën më të mirë në botë, në atë skuadër që gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur. Familja ime është e lumtur dhe dua të qëndroj sa më gjatë te Barcelona”, theksoi Luis Suarez.

Mirëpo, ai nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit një ditë në MLS.

“MLS po ritet dita ditës. Kam kontratë me Barçën dhe jam i lumtur, por të ardhmes kurrë nuk i dihet. Çfarëdo që do të ndodhë do të jetë pas diskutimit me familjen, dua më të mirën për fëmijët e mi. Së bashku do të marrim vendim dhe SHBA është një mundësi”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...