Wenger ende i nervozuar për ndeshjen ndaj Chelseat

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk është ndarë i kënaqur me vendimin e Federatës Angleze për dënimin me tre ndeshje mos lojë të sulmuesit të Chelseat Diego Costa.

“Topçinjtë” humbën 2 me 0 në ndeshjen e fundit në Premier Ligë nga Chelsea. Gabriel Paulista ishte ndëshkuar me karton të kuq pas kacafytjeve me Diego Costën, që çoi te dënimi i mbrojtësit të Arsenalit me tri ndeshje mos lojë. Pas ankesës së “Topçinjve”, federata ndryshoi mendje dhe hoqi dënimin e tij duke e dënuar Costan me tri ndeshje mos lojë.

“Kjo tregon se ata vendosën pas ndeshjes për atë që ndodhi gjatë ndeshjes. Ata riparuan vetëm pesë për qind të dëmit që na është bërë. Në vend se të luanim 11 kundër 10 për ne, ne luajtëm 10 kundër 11”, ka deklaruar Wenger, raporton goal.com.

“E kam shikuar prapë ndeshjen. Disa gjëra me të vërtetë më befasuan gjatë ndeshjes. Kishte incidente që u vlerësuan lehtë dhe jo seriozisht. Është mirë të mos flasim sepse jam akoma i nervozuar për këtë. Një ose dy situata në ndeshje janë vështirë për t’i kuptuar kur e shikoni ndeshjen, por unë jam në një vend pune ku duhet t’i përpijë ato gjëra që nuk janë të drejta”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...