Ku do të shkojë Anel Rashkaj?

PUBLIKUAR

Rashkaj zyrtarisht më nuk është lojtar i AFC Eskilstuna

Përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka treguar se ka ndarë rrugët me klubin, AFC Eskilstuna, ku u transferua në fillim të vitit 2018, duke mos treguar destinacionin e ri.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Aneli konsideron se ka ardhur koha për të bërë hapin e radhës në karrierë, të luajë në ndonjë ekip dhe ligë më të fortë.

Ai i ka thënë Gazetës Express se marrëveshje s’ka arritur me asnjë ekip, “s’dua të ngutem”.

Rashkaj ndër të tjera ka konfirmuar se do të mendohet mirë që dalëngadalë të gjejë një klub ideal dhe se për këtë ka kohë deri në afatin e ardhshëm kalimtar; “kam kohë deri në janar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...