Në pritje të Barcelonës, Aubameyang e refuzon vazhdimin e kontratës me Arsenalin

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka ripërtërirë ende kontratën me Arsenalin, sepse është duke e pritur Barcelonën të trokasë në derë për të.

Sulmuesi i Gabonit, kontrata e të cilit me Arsenalin mbaron më 2021, është i vetëdijshëm se gjiganti katalonas është i interesuar për të, prandaj edhe nuk po mund të vendosë për të vazhduar me klubin londinez, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave angleze, Arsenali është duke kërkuar që prej fillimit të vitit t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës së Aubameyang.

Problemi është se sulmuesi është duke e pritur Barcelonën ta shfaqë zyrtarisht interesimin për të.

Po ashtu, Aubameyang dëshiron ta shohë nëse Arsenali do t’ia dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...