Plani i Real Madridit: Ta dërgojë Ronaldon në PSG, për ta marrë Mbappen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të shkuar në Juventus vitin e kaluar, por presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, është duke planifikuar t’ia ofrojë atë Paris Saint-Germainit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka bërë gati një plan interesant për ta siguruar transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini, shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Express.

Mbappe është shndërruar në prioritetin kyç të Perezit për afatin kalimtar të verës së ardhshme dhe presidenti i “Los Blancos” mund ta përdorë Cristiano Ronaldo për ta sjellë Mbappen në Santiago Bernabeu.

Ronaldo nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin në korrik të vitit 2018, kur e kompletoi transferimin e tij nga Real Madridi në Juventus për 100 milionë funte.

Megjithatë, Perez është duke e bërë gati një plan me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendesin, për t’ia ofruar superyllin portugez Paris Saint-Germainit, sipas edhe mediumit Eldesmarque.

33-vjeçari raportohet se dëshiron një kontratë të re me pagë më të lartë dhe drejtuesit e gjigantit francez janë më se të gatshëm për t’ia ofruar portugezit një gjë të tillë.

Nëse Perezi dhe Mendesi e bindin Ronaldon për të shkuar në Paris Saint-Germain, atëherë transferimi i Mbappes në Real Madridi do të ketë më shumë gjasa të realizohet.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është shprehur i sigurt se Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi verën e ardhshme.

“Ai është shumë i përqendruar në synimet e tij aktuale. Nuk besoj aspak se ai do të largohet në fund të sezonit apo më vonë”, u shpreh Fabio Paratici për  mediumet italiane sot.

“Ai e ka një kontratë me Juventusin. Ne jemi shumë të lumtur me të dhe ai është i lumtur me Juventusin”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...