Hapet ekspozita me punimet e të burgosurve

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar 20’vjetorin e themelimit të tij dhe për nder të kësaj dite ka organizuar aktivitete kulturore në ndërtesën e Qeverisë apo ish-Pallati i Rilindjes, transmeton Gazeta Metro.


Një nga këto aktivitete të organizuara ishte edhe hapja e ekspozitës me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve.

Kjo ekspozitë e cila ka për qëllim të tregojë ndryshimin në mendjen dhe sjelljen e të burgosurve të prezantuar në punimet e tyre, fillimisht ishte hapur në Shtëpinë e Kulturës ‘Adem Jashari’ në Istog, në Qendrën e Kulturës ‘Tahir Sinani’ në Lipjan, për të përfunduar në Prishtinë.

“Në këto ekspozita u prezantuan punimet, në të cilat personat e burgosur shprehin botën e tyre të brendshme apo edhe pendimin në lidhje me atë që ka ndodhur. Punimet e tyre paraqesin qartë, se këta persona tani mendojnë dhe sillen ndryshe, si dhe janë të përgatitur për ri-integrimin e tyre në shoqëri”, thuhet në një njoftim për media të Shërbimit Korrektues të Kosovës rreth kësaj ekspozite. /gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...