Tite e preferon Pelen para Messit: Mos m’i krahasoni

PUBLIKUAR

Tite nuk beson se Lionel Messi e meriton të quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe të krahasohen me legjendën braziliane Pele – krahasime këto të cilat Tite i konsideron pa besueshmëri.

Trajneri i Kombëtares së Brazilit Tite dhe kapiteni i Argjentinës Lionel Messi shkëmbyen fjalë në ndeshjen e së premtes mes dy Kombëtareve. Pas ndeshjes, Tite pretendoi se argjentinasi i kishte thënë atij ta mbyllte gojën, transmeton Gazeta Express.

E marta shënon 50 vjetorin e golit të 1000-të të Peles në karrierë. Në konferencën për shtyp para përballjes me Korenë e Jugut, Tite tha se tre-herë fituesi i Kupës së Botës Pele mbetet i pari kur vjen fjala te a është ai apo Messi më i miri në histori të futbollit.

“Pele është i pakrahasueshëm. Kushdo që dëshiron ta krahasojë Pelen me ndonjë atlet tjetër… e dini çfarë bëj unë? Unë i dëgjoj, por nuk u kushtoj vëmendje”, ka thënë Tite.

“Është sikur ai person të mos dijë për historinë e cilësisë së atij njeriu… ky djalosh ishte fenomenal. Një herë unë thashë se Messi është i jashtëzakonshëm”.

“Unë doja të them se ai është i jashtëzakonshëm për të tashmen dhe në mes të njerëzve, me kreativitetin e tij. Pele është jashtë normales dhe unë nuk po e them këtë sepse ai është brazilian”.

“Te Pele nuk mund të gjesh defekt. Nëse dikush vjen te unë dhe fillon të bëjë krahasime, për mua nuk është e besueshme”. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...