Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, anglezët shënuan katër gola në fitoren 0:4 ndaj Kosovës, shkruan Zëri.info.
Në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ishin prezent personalitet më të njohura në vendin tonë, të cilat e mbështetën pa ndalur Kosovën si mbrëmë, ashtu edhe në ndeshjet e kaluara.

Qëndresa Krelani, e njohur ndryshe si ‘Qeqa’ me stilin e saj unik edhe njëherë shkëlqeu në stadium.
Përveç saj, në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’ mbrëmë ishin edhe moderatore të tjera të sportit kosovar.



