Ronaldo e kritikon Luksemburgun: A luhet futboll në këtë fushë patatesh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Kapiteni i Portugalisë, e ka kritikuar ashpër Luksemburgun për fushën e tij të futbollit, të cilën e quajti fushë patatesh, pas fitores së Portugalisë 2:0 e cila ia siguroi pjesëmarrjen në Euro 2020 të dielën mbrëma.

Ronaldo shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar, transmeton Gazeta Express.

Përveç golit, Ronaldo ishte larg formës së tij më të mirë në një fushë gunga-gunga në stadiumin Josy Barthel.

Sulmuesi i Juventusit nuk u përmbajt në kritika pas ndeshjes.

“Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha”, tha Ronaldos pas ndeshjes.

“Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë”, shtoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...