Ibra nuk e mohon mundësinë e rikthimit te Milani

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic nuk e mohoi mundësin e rikthimit te Milani kur u pyet nga një fans.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është parë sot(e mërkurë) në një restorant në Milano me disa shokë. Suedezi nuk ka ngurruar të bërë fotografi me fansat e tij dhe stafin e lokalit, me këtë rast nuk munguan edhe pyetjet rreth të ardhmes së tij.

“Askush nuk e din të ardhmen, do të shohim”, ka thënë Ibra kur u pyet për mundësin që ai t’i bashkohet Rossonerëve.

33-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2016 dhe kështu në sezonin e ardhshëm Milani mund ta transferojë atë si një lojtar të lirë.

Gjate kohës sa ishte pjesë e kuq e zinjve nga Milano, Ibrahimovic kishte fituar Scudetton dhe Superkupën e Italisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...