Plani B i Kosovës për kualifikim në ‘Euro 2020’: Detajet dhe datat e përballjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Kosova nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Evropian përmes fazës kualifikuese, meqë pas humbjes nga Republika Çeke i humbi gjasat matematikore për t’u kualifikuar nga Grupi A.

Mirëpo, gjasat për kualifikim akoma mbesin të hapura. Nga 24 përfaqësueset që do të jenë në ‘Euro 2020’, katër prej tyre do të zgjidhen përmes barazhit në Ligën e Kombeve.

Secila ligë (A, B, C, D) do ta ketë rrugëtimin e vet kualifikues. Fituesit e grupeve (në rastin tonë, Kosova si fituese e Grupit 3 në Ligën D) do të përballen me njëri-tjetrin dhe në fund do të caktohet fituesi i ligës (në rastin tonë i Ligës D) që do të sigurojë vizën për në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

(Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Fituesit e grupeve në Ligën D janë: Gjeorgjia me 16 pikë (Grupi 1), Bjellorusia me 14 pikë (Grupi 2), Kosova me 14 pikë (Grupi 3) dhe Maqedonia e Veriut me 15 pikë (Grupi 4).

Kosova e humbi betejën, por jo edhe luftën: Mundësia e kualifikimit përmes Ligës së KombeveKosova e humbi betejën, por jo edhe luftën: Mundësia e kualifikimit përmes Ligës së Kombeve

Në vazhdim do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale. Gjeorgjia ndaj Bjellorusisë dhe Maqedonia e Veriut kundër Kosovës. Nikoqirë të ndeshjeve gjysmëfinale janë skuadrat me renditje më të mirë. Pra, Gjeorgjia luan si vendas kundër Bjellorusisë, ndërsa Maqedonia e Veriut e pret Kosovën.


Datat e ndeshjeve gjysmëfinale të barazhit:
26.03.2020: Gjeorgji – Bjellorusi (Gjysmëfinalja 1)
26.03.2020: Maqedoni e Veriut – Kosovë (Gjysmëfinalja 2)


Finalja do të zhvillohet ndërmjet fituesit të Gjysmëfinales 1 dhe fituesit të Gjysmëfinales 2, ndërsa se cila përfaqësuese do të jetë nikoqire do të caktohet përmes shortit.


Finalja e barazhit:
31.03.2020: Fituesi i Gjysmëfinales 1 – Fituesi i Gjysmëfinales 2 (Finalja kualifikuese)


Kampionati Evropian, ‘Euro 2020’, do të fillojë me ndeshjen e parë në Stadio Olimpico të Romës më 12 qershor 2020. Finalja e madhe do të zhvillohet më 12 korrik 2020 në Wembley Stadium të Londrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...