“Ibra dëshiron ta mbyllë karrierën në Itali”

PUBLIKUAR

Trajneri i Los Angeles Galaxy, Guillermo Barros Schelotto ka zbuluar gjithçka rreth së ardhmes së sulmuesit suedez

Zlatan Ibrahimovic dëshiron ta mbyllë karrierën në Itali, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Los Angeles Galaxy, Guillermo Barros Schelotto.

Sulmuesi suedez zbuloi të mërkurën se nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin nga liga MLS, ku 38 vjeçari kishte arritur nga Manchester Unitedi në vitin 2018.

Tash, pritet që veterani i sulmit të rikthehet në futbollin evropian.

Javën e kaluar, komisionari i ligës amerikane, MLS, Don Garber theksoi se ish-klubi i Ibrahimovicit, Milan, synon ta rikthejë lojtarin në San Siro.

Mirëpo, mediat e huaja shkruajnë se interesim për sulmuesin kanë shfaqur edhe Napoli e Bologna në Itali dhe Manchester United në Angli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...