Barça afër t‘i mësoj kundërshtarët për Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Barcelona është afër që të mësoj kundërshtarët për ndeshjen e parë në garën e Kupës së Botës për klube.

Katalunasit që janë fitues të Ligës së Kampionëve do të ndeshjen me njërin prej Club America ose fituesin e Ligës së Kampionëve në Azi.

Liga e Kampionëve në Azi do të përfundojë me 21 nëntor, ndërsa gjysmëfinalistët janë Guangzhou Evergrande, Gamba Osaka, Al-Hilal dhe Al-Ahli.

Barca fillon garën nga gjysmëfinalja, sikurse edhe River Plate, që është fituese e Copa Libertadores.

Rivel Plate do të luajë kundër fituesit të ndeshjes në mes të fituesit të Oqeanisë, Auckland City, dhe fituesit të Ligës së Kampionëve në Afrikë.

Edhe në Afrikë nuk ka mbaruar ende, pasi në gjysmëfinale do të përballen USM Alger, TP Mazembe, Al-Hilal dhe Al-Merrikh.

Finalisti do të zë një vend për garën që zhvillohet nga 20 dhjetori në Yokohama të Japonisë. Real Madrid është kampioni aktual, ndërsa Barcelona e ka fituar dy herë këtë trofe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...