Zyrtare: Arsene Wenger i rikthehet futbollit

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është rikthyer në lojën e futbollit, pasi të mërkurën u emërua shef i zhvillimit të futbollit global i FIFA-s.

Wenger e pranoi ofertën e organit qeverisës së futbollit botëror dy muaj pasi u raportua së pari, dhe vetëm një javë pasi Bayern Munich e kishte kontaktuar për postin e trajnerit pas shkarkimit të Niko Kovac, transmeton Gazeta Express.

Ai do të jetë shef i panelit për bërjen e ligjeve, i njohur si IFAB, programeve të trajnerëve dhe analizave teknike të ndeshjeve në turnet e FIFA-s.

70-vjeçari do ta zëvendësoj Marco van Bastenin, i cili ishte drejtor teknik i FIFA-s deri në tetor të 2018-es.

“Mezi pres ta marrë këtë sfidë tejet të rëndësishme, jo vetëm sepse unë gjithmonë kam qenë i interesuar për analizimin e futbollit nga një perspektivë më e gjerë, por po ashtu sepse misioni i FIFA-s si organi qeverisës i futbollit botëror është vërtet global”, ka thënë Wenger pas emërimit.

Francezi ka punuar si analist futbollit për televizione të ndryshme që prej se u largua nga Arsenali vitin e kaluar, pas plot 22 vjetëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...