Problem kilogramët e tepërt, Kim nuk ndalon veshjet e ngushta

PUBLIKUAR

Kim Kardashian kohët e fundit foli për peshën e saj dhe luftën që po bën me kilogramët. Kjo zeshkane e famshme, e cila u bë e famshme falë linjave të pabesueshme, vitin e kaluar i shtoi tetë kilogramë, të cilat thotë se nuk mund t’i heqë dot.

Një burim i afërt me starletën më të famshme në botë shpjegoi se pas lindjes së djalit të saj Psalm dhe angazhimeve të shumta afariste, Kim nuk mundi t’i përmbahej dietës së rreptë.

“Kim duket e shëndetshme tani, dhe ajo dëshiron që njerëzit ta dinë se pavarësisht se ajo ka dado dhe punonjës të shumtë, ajo po punon shumë për të qëndruar në formë. Megjithëkëtë, ajo gjithashtu duhet të punojë shumë rreth trupit të saj”, tha më herët një burim për revistën “People”.

Edhe pse shumë njerëz do të mendonin se ajo do të përpiqej ta përmbante apo edhe ta fshehte figurën e saj të re më të bujshme, Kim u shfaq me motrat në ndarjen e çmimeve People’s Choice në një fustan kurrë më të ngushtë i cili i theksoi të gjitha atributet e saj. Si duket kilogramët e tepërt nuk e shqetësojnë fare bukuroshen.

Fustani i bukur me xhixha, i cili dukej sikur ishte bërë nga luspat shkëlqyese të ndonjë bishti të sirenës, nxori në pah linjat e Kim dhe tregoi që ajo ende e ka një linjë të përkryer. Fustani është nënshkruar nga shtëpia e modës “Versace”, ndërsa shumë njerëz komentuan që në të ylli duket si një perëndeshë sensuale e bukurisë.

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...