Sterling përjashtohet nga skuadra e Anglisë pas zënkës me Gomezin

PUBLIKUAR

Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi të enjten, pas një zënke në stërvitje me bashkatdhetarin e vet, yllin e Liverpoolit Jose Gomez.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, tha se Sterling ishte ende nën emocione të derbit Liverpool – Manchester City, gjatë të cilit ai ishte përfshirë në një përleshje me Gomezin, transmeton Gazeta Express.

Sterling dhe Gomez u kacafyten kah fundi i fitores së Liverpoolit 3:1 kundër Man City të dielën në Premierligë dhe zënkën e vazhduan edhe pasi u grumbulluan nga Kombëtarja e Anglisë.

Përleshja e së hënës në stërvitje me “Tre luanët” i ka kushtuar Sterlingut me humbjen e mundësisë për të luajtur të enjten kundër Malit të Zi në Wembley.

Pas tri ditësh, Anglia e viziton Kosovën në ndeshjen përmbyllëse të Grupit A kualifikues dhe nuk dihet nëse Sterling do të luajë.

Nuk janë bërë publiket detajet e incidentit, por Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar se Sterling do të mbetet me skuadrën.

“Kemi vendosur që mos ta konsiderojmë Sterlingun për ndeshjen me Malin e Zi të enjten”, tha Southgate.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...