Kevin Agudelo ka rënë në radarin e Interit
Talenti i Genoas, mesfushori kolumbian, Kevin Agudelo, është duke u vëzhguar nga Interi, sipas agjentit të tij.
Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje me Genoan në Serie A, por sipas Predrag Risticvic Interi ka hedhur sytë kah 20-vjeçari dhe se tashmë ka pasur kontakte.
“Po”, u përgjigj agjenti kur “interdipidenza.it” e pyeti nëse Nerazzurri janë duke e monitoruar klientin e tij.
“Tashmë kam qenë në kontakte me Nerazzurri. Për janar apo verë, nuk është vendosur ende. Do të varet se si arrijnë marrëveshje klubet”.
21-vjeçari ka luajtur në të gjitha ndeshjet që kur Thiago Motta është emëruar trajner i Genoas. /Gazeta Express/


