Messi me het-trik rikthen Barçën në kreun e tabelës në La Liga

PUBLIKUAR

Barcelona pa problem ka marrë pikët e plota në xhiron e 13 në La Liga.

Barça e mposhti 4-1 Celta Vigon, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi.

32-vjeçari realizoi het-trik, duke shkuar në kuotën e 8 golave pas 7 ndeshjeve në La Liga.

Ai realizoi nga penalltia në minutën e 23-të dhe dy gola të bukur nga gjuajtja e lirë në minutat 45’ dhe 48’, kurse golin tjetër e shënoi Sergio Busquets, në minutën e 85’.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Lucas Olaza në minutën e 42-të.

Pas kësaj fitore, Barça ka rimarr kreun e tabelës në La Liga, duke shkuar në kuotën e 25 pikëve, aq sa Reali në pozitën e dytë, që ka gol-diferencë më të dobët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...