Pesëmbëdhjetë vjeçja në muajin e nëntë të shtatzënisë, u martua vitin e kaluar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Në mesin e grave të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është edhe një 15-vjeçare e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. E njëjta është intervistuar nga Policia e Kosovës, bashkë me prindërit e dy familjeve të cilët thanë se martesa e çiftit ishte bërë me dëshirë të dy palëve. E mitura është intervistuar nga Policia e Kosovës. Gjendja e saj është stabile.

Në nëntor të vitit të kaluar ishin martuar.

E këtë nëntor ky çift nga Mirena e Lipjanit po presin që të bëhen prindër.

Veçse duart e vogla të foshnjës, do t’i mbajë nëna e tij e cila është vetëm 15-vjeçare.

Ajo vlerësohet se akoma është në fazën e zhvillimit fizik.

Jemi në repartin e patologjisë së barrës në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë, ku në mesin e 27 grave të cilat janë të shtrira këtu qëndron edhe një 15-vjeçare e cila është shtatzënë.

E mitura S.A ishte paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këtë të enjte. Ajo është në muajin e nëntë të shtatëzanisë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë është e shtrirë një paciente viti i lindjes është 2004 pra ajo është 15-vjeçare.

Sipas doktoreshës Fitnete Raci-Nuraj gjendja e 15-vjeçares është stabile.

Është në muajin e nëntë të shtatzënisë për momentin pasi janë bërë të gjitha analizat gjendja e saj është stabile gjithashtu edhe beba është në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë sipas Nurajt, meqenëse ajo është në zhvillim e sipër, procesit të lindjes do t’i kushtohet më shumë kujdes.

Pasi kemi të bëjmë me një të mitur, pothuajse fëmi e moshës 15-vjeçare e gjysmë, te këto lindja planifikohet me prerje cezariane.

T7 gjatë ditës ka qëndruar me 15-vjeçaren e cila tha se ishte martuar me dëshirë dhe se çifti kishte marrë miratimin e familjeve.

Për këtë ngjarje është e njoftuar edhe Policia e Kosovës, që tashmë e kanë intervistuar të miturën.

“Njësitet Policore kanë shkuar ne QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë. Lidhur me ketë janë intervistuar edhe prindit e dy familjeve të cilët kane deklaruar se martesa është bere me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...