Zidane i përgjigjet PSG-së në mënyrën e tij për Mbappen

PUBLIKUAR

Kanë nisur tashmë shtyrjet mes PSG-së dhe Real Madridit për Mbappen

Ditë më parë, në konferencë për media, Zinedine Zidane u pyet për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe tha: “Lojtari do të vendosë se çfarë do të bëjë. Për momentin është lojtar i PSG-së, por gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid”.

Një ditë më vonë, Leonardo, drejtori i PSG-së iu përgjigj Zidanit: “Nuk është momenti që të flasim për ëndrrat e Mbappe. Ndaloni…”.

Këtë të premte sërish ka reaguar Zidane, duke u përgjigjur për reagimin e Leonardos: “Nuk kam thënë asgjë. Kam thënë vetëm atë që ka thënë lojtari, që është ëndrra e tij të luajë këtu. Kështu që nuk e di çfarë duan të tjerët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...