Nga janari shtrenjtohet parkimi në Prishtinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Prishtina do të vendosë rregulla të reja që nga janari i vitit të ardhshëm për kryeqytetin. Për të eliminuar kolonat dhe tollovinë në komunikacion, Komuna e Prishtinës do të vendosë masa të reja për parkingun publik. Madje, parkingu është paralajmëruar se do të shtrenjtohet.

“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka njoftuar se prej vitit të ardhshëm, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve dhe se parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

“Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë”, ka shkruar ai./Express

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...