Publikohet lista e lojtarëve të Kosovës për ndeshjet vendimtare për EURO 2020

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Trajneri i Kombëtares të Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta mbajë stërvitjen e parë të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Njëjtë si për ndeshjet e tetorit, Arbenit Xhemajli është ftuar sërish nga Kombëtarja A e Kosovës. Xhemajli kishte luajtur në tetor në miqësoren me Gjibraltarin, pastaj kaloi te Kosova U-21 për përballjen me Shqipërinë.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje vendimtare për fatin e saj në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 gjatë dy javëve të ardhshme – kur më 14 nëntor do ta vizitojë Çekinë e tre ditë më vonë do ta presë Anglinë në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Për momentin, Kosova radhitet në pozitën e tretë në Grupin A me 11 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para – një më pak sesa Çekia dhe katër më pak sesa Anglia.

Kosova duhet të ngrihet të paktën në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve. Më poshtë mund t’i lexoni rezultatet që i duhen Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit – kundër Çekisë dhe Anglisë, për ta siguruar kualifikimin.

– Kosova eliminohet nëse humb kundër Republikës Çeke.

– Nëse Kosova e mposht Çekinë, atëherë mund t’i duhet barazimi kundër Anglisë varësisht nga rezultati i ndeshjes Bullgari – Çeki (nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, Kosovës do t’i duhej të paktën barazim kundër Anglisë; çfarëdo barazimi apo humbje e Çekisë kundër Bullgarisë do ta dërgonte Kosovën automatikisht në Evropian, pavarësisht rezultatit kundër Anglisë).

– Nëse Kosova barazon kundër Çekisë, atëherë Kosovës i duhet të paktën barazim kundër Anglisë dhe Çekia duhet të humbë kundër Bullgarisë.

– Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë, e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...