Arrestohet 44-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një 44-vjeçar të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, raporton Gazeta Express.

Hetuesit e stacionit policorë të Ferizajt kanë arritur të identifikojnë personin H.H., njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

I dyshuari H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, me datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë, të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

-një aparat për numërim të parave

-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë

-një maskë

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...