E zbulon ish-trajneri: Liverpooli e kërkoi Rodrygon para Real Madridit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Adoleshenti brazilian Rodrygo shkroi historinë në Ligën e Kampionëve me Real Madridi të mërkurën, mirëpo njëri ndër ish-trajnerët e tij ka zbuluar se ai mund të ketë qenë duke e bërë këtë gjë për Liverpoolin.

18-vjeçari Rodrygo u transferua në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti nga Santosi, në një marrëveshje me vlerë prej rreth 45 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Përderisa kjo shumë është mjaft e madhe për një lojtar të ri që s’ishte testuar në Evropë, tani ai çmim duket mjaft i mirë për Real Madridin, pas het-trikut që Rodrygo e shënoi për Galatasarayn. Dy golat e tij të para i shënoi brenda 14 minutave të parë, duke shkruar histori në Ligën e Kampionëve.

Para se të interesohej Real Madridi për sulmuesin brazilian, gjiganti i Premierligës Liverpooli ishte duke tentuar ta transferojë Rodrygon. Megjithatë, ish-trajneri i Santosit, Elano, e pranon se Liverpooli e humbi futbollistin pasi që nuk ofroi mjaftueshëm para.

“Kishte një periudhë kur pati interesim të madh nga Liverpooli për ta transferuar atë, kur ai ishte ende më i ri”, ka thënë Elano në një intervistë të dhënë për ESPN.

“Ofertat e tyre ishin shumë të ulëta, por ata dëshironin ta provonin. Në fund të fundit, oferta e Real Madridit ishte për rreth 30 milionë euro më shumë. Unë bisedova me stafin dhe u thashë se djaloshi është shumë i vlefshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...