Mbrojtësi i Arsenalit, pasi Xhakës iu mor shiriti i kapitenit: S’është e rëndësishme

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi Sokratis Papastathopoulos insiston se nuk është e rëndësishme kush e mban shiritin e kapitenit në Arsenalit, pasi Granit Xhakës iu mor kjo përgjegjësi dhe iu dha Pierre-Emerick Aubameyangut.

Arsenali ia mori shiritin e kapitenit Xhakës, pas reagimit të tij me zemërim ndaj fishkëllimave të vetë tifozëve të “Topçinjve” në ndeshjen e Premierligës kundër Crystal Palace. Tani, shiritin e kapitenit e mban Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare i vendosi duart mbi vesh, e zhveshi fanellën dhe i shau tifozët e pranishëm në stadium, gjatë kohës sa ai po zëvendësohej në pjesën e dytë të barazimit 1:1 në Emirates.

Xhaka tha se ai e kishte arritur pikën e vlimit pasi kishte marrë komente abuzive nëpër ndeshje dhe në rrjetet sociale. Por, Sokratis beson se tema e shiritit të kapitenit është dytësore në skuadrën e Arsenalit.

“Mendoj se është hera e parë që ai është kapiten. Për mua është e rëndësishme që Aubameyangu fillimisht të shënojë, ai duhet ta bëjë punën e tij. Shiriti i kapitenit në fushë, nuk mendoj se është e rëndësishme”, ka thënë Sokratis.

“Ai është një djalosh shumë i mirë, por shiriti i kapitenit s’ka shumë rëndësi. Është e rëndësishme që e gjithë skuadra të jetë mirë në zhveshtore. Ne jemi si një familje. Në fund të fundit, ai që është kapiten në fushën e lojës është gjëja e fundit”.

Ecuria zhgënjyese e Arsenalit vazhdoi me një barazim 1:1 me Vitoria de Guimaraes në Ligën e Evropës të mërkurën. Për Arsenalin shënoi Shkodran Mustafi, ndërsa për vendasit shënoi Bruno Duarte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...